Një kishë orthodhokse dedikuar Shën Grigor Pallamait, një prej theologëve kryesore bizantinë, do të ndërtohet në Kampusin e Universitetit Politeknik të Bukureshtit. Ndërtimi do të bëhet me mbështetjen e Patriarkatit të Rumanisë, të Universitetit, të shoqërisë së studentëve të krishterë orthodhoksë të Rumanisë dhe të Vëllazërisë Orthodhokse Shën Grigor Pallamai. Ndërtimi do të financohet nga ndihmat e mbledhura. Gjithashtu, 15 studentë do të punojnë çdo ditë krahas punëtorëve në ndërtimin e kishës.