E organizuar nga Unioni i Studentëve të Krishterë të Greqisë, në Athinë u zhvillua një mbledhje e Rinisë Orthodhokse me temë: “Rinia dhe Misioni: përgjegjësi dhe dëshmi”. Takimi u zhvillua në formën e katër konferencave, të ndjekura nga debate, ku morën pjesë dhe folën klerikë nga Greqia, Uganda, Çekia, Evropa Perëndimore etj. Një vend i rëndësishëm i ishte kushtuar lutjes, me pikë kulmore Liturgjinë e Hyjnore të së Dielës.
Organizatorët e bisedës nënvizuan në hapje, se “të rinjtë janë të thirrur të ofrojnë kudo në botë dritën e Krishtit”. Duhet që ata të fitojnë “një ndërgjegje misionare”, e cila ka kuptim vetëm në një “optikë ndërorthodhokse”, që supozon solidaritet kooperim dhe vllazërim midis komuniteteve orthodhokse.