EmailFacebookKontakt

Denoncim i rymave ekstremiste

Në një intervistë të publikuar në të përditshme moskovite “Nezavisimaia gazeta”, Patriku i Moskës Aleksi II ka denoncuar rrymat ekstremiste brenda kishës orthodhokse ruse, si ato me tendenca reformiste apo konservatore.

Pjesëtarët e të dy rrymave e konsiderojnë veten si të krishterët e vetëm orthodhoksë dhe duan t’i detyrojnë të tjerët që t’i pranojnë këndvështrimet e tyre. Për Aleksin II një sjellje e tillë është e gabuar. Një mesianizëm i rremë, i djathtë apo i majtë çon vetëm në zënie dhe në vuajtje të panevojshme. Lidhja midis traditës dhe jetës së sotme, respektimi i të vjetrës dhe i novatorizmit kanë karakterizuar gjithmonë Kishën Orthodhokse, nënvizonte Patriku i Moskës, që vlerëson se problemet duhet të diskutohen nga e gjithë kisha dhe jo nga grupe të mbyllura në veten e tyre që nuk përfaqësojnë më shumë se 1% të besimtarëve.