Ishte protopresviter i Shën Mitrofanit të Konstandinopojës (4 qershor), të cilin edhe përfaqësoi në Sinodin I Ekumenik të Nikesë (v.326), meqënëse ky i fundit ishte tepër i thyer në moshë dhe i sëmurë. Pas përfundimit të Sinodit, engjëlli i Zotit i zbuloi patrikut vdekjen që e priste dhe i sugjeroi të proponte për pasardhës të tij Aleksandrin. Dhe vërtet, në vitin 325 ose 326, Shenjti u hirotonis Patrik.
Megjithë moshën e thyer, ai kreu një udhëtim pastoral: I predikonte popullit dogmat e Nikesë dhe godiste Ariosin, të cilin e kishte luftuar vendosmërisht në Sinod. Por, më vonë kryeheretiku erdhi në kryeqytet dhe iu shtir Konstandinit të Madh (21 maj) ta pranonte në Orthodhoksi. Mbreti u bind dhe i bëri presion Kryepiskopit ta pranonte në shoqërinë kishtare. Aleksandri (= mbrojtësi i burrave), duke e ditur mashtrimin, iu lut ngrohtësisht Perëndisë. Pra, një ditë para se Ariosi të hynte forcërisht në Kishën Katedrale, gjyqi hyjnor e i befasishme e parandaloi: ndërsa ishte në banjo publike, iu derdhën zorrët jashtë dhe pati një vdekje të frikshme (v. 336)… Kështu, gjendja u qetësua dhe kryebariu fjeti në paqe po atë vit ose një vit më pas.