EmailFacebookKontakt

Zemërgjerësia e Kostandinit të Madh

Gjatë një kryengritjeje popullore, turma qëlloi me gurë një statujë të Kostandinit të madh dhe i shëmtoi fytyrën. Oborrtarët e tij i rekomanduan të ndëshkonte në mënyrë shembullore nxitësit.

– Nuk egziston ndëshkim i barazvlefshëm me krimin që bënë ata njerëz, duke guxuar të qëllojnë me gurë fytyrën tuaj të nderuar, – i thanë ata.

– Çfarë po më thoni, – tha Kostandini i Madh me mirësi duke kaluar njëkohësisht gishtërinjtë mbi fytyrën e tij. Unë nuk ndjej asnjë plagë në fytyrën time.

Dhe kështu i fali të pandehurit.