Gjykomë, o Zot, se eca në pafajësinë time dhe duke shpresuar tek Zoti nuk do të ndjehem i dobët.
Provomë, o Zot, dhe më ngacmo; ndiz zjarr në veshkat e mia dhe në zemrën time.
Se para sysh kam përdëllimin tend, dhe në të vërtetën tënde eca.
Në këshillë të kotë nuk ndenja, dhe s’do të shkoj me njerëz që shkelin ligjet.
Urrejta mbledhjen e keqbërësve, e me të pabesët nuk do të rri.
Do t’i laj duart e mia në pafajësi, dhe do të rrethoj altarin tënd, o Zot, që të bëj të dëgjojnë për ty zë lavdërimi, dhe do të tregoj gjithë mrekullitë e tua.
O Zot, e desha hijeshinë e shtëpisë tënde, dhe vendin e tendës së lavdisë sate.
Mos e humb shpirtin tim me mëkatarët, as jetën time me njerëz që duan gjak, në duart e të cilëve është ligësia dhe e djathta e tyre me dhurata u mbush.
Kurse unë do të eci në pafajësinë time; shpërblemë, o Zot, dhe përdëllemë.
Këmba ime qëndron në rrugë të drejtë, nëpër mbledhje do të të bekoj, o Zot.