EmailFacebookKontakt

Panairi tradicional i ditës së manastirit të Shën Petrit e Shën Pavlit në Vithkuq

Më 29 qershor u kryen kremtimet për këta shenjtorë. Një ditë më parë, sipas traditës, kaluan natën në këtë manastir shumë besimtarë të ardhur nga Korça, Vithkuqi dhe fshatra të tjera të komunës. Por, fluksi më i madh, i qindra e mijëra besimtarëve, ishte në mëngjes herët, të cilët, me autobuza, furgona dhe vetura private erdhën në këtë manastir të shenjtë.

Kulmi i kësaj feste ishte Liturgjia Hyjnore në mjedisin e kishës së manastirit e drejtuar nga At Jani Trebicka, i shoqëruar nga at Ilia Kotnani dhe dhiakon Kristaq Visi dhe psalltë të ardhur nga Vithkuqi e Korça. Ishte hyjnore harmonia që krijohej midis bukurisë së natyrës, meshës së shenjtë të klerikëve e shoqëruar nga kori dinjitoz i mitropolisë së shenjtë të Korçës, nën tingujt e organos.

Dhe është paradoks të mendosh e të shohësh rrënojat, shkatërrimet që po përjeton ky manastir në mes asaj Liturgjie e shenjtë, e cila të impononte kulturë dhe qytetërim.