EmailFacebookKontakt

Kishë e re

Francë

Kishë e re

Më 21 prillin e kaluar u përurua kisha e re e manastirit të Shën Marisë së Krosunit, në Grasak, rreth 30 kilometra nga Angulema. Ceremonia e përurimit të kishës së re e më pas Liturgjia e parë eukaristike, u kryesua nga episkopi Guri (dioqeza e Patrikanës së Moskës, Francë). Asistuan në ceremoni rreth 250 persona, përfaqësues të dhioqezës së Angulemës, të komunitetit katolik të rajonit, si dhe nga popullsia lokale. Kisha, që është ndërtuar në stilin tradicional rus, është rezultat i një pune dyvjeçare dhe i kushtohet Fjetjes së Shën Marisë.

Komuniteti monastik i Grasakit u themelua në vitin 1987, me bekimin e mitropolitit Vladimirit, në atë kohë eksark i Patriarkanës së Moskës për Europën Perëndimore. Ajo numëron sot tre murgesha dhe tre kandidate, që, përveç aktivitetit fetar, punojnë në objekte të artizanateve religjoze dhe vizitojnë gjithashtu persona të moshuar dhe të sëmurë në rajon.