Martirët e shenjtë Kiriku dhe Julita (15 Korrik)
Shën Julita jetoi në vitet e mjerueshme dhe stuhishme të perandorit Dioklecian. Ishte nga Ikoni i Azisë së Vogël, nga të krishterët më shpresëtarë dhe më të virtytshëm. Mbeti e ve në moshë të re dhe s’bëri martesë të dytë. Jetoi me kujtimin e dashur të tij ndaj Zotit, duke u treguar burrëreshë dhe me kujdesin për rritjen e birit të saj të vetëm, Kirikut, që vdekja e të atit e la foshnje. Jeta e të birit ishte, natyrisht, shumë e çmuar, prandaj dridhej për të në kohën e përndjekjeve të të krishterëve. Kur pa se në Ikonë u shtuan viktimat, la shtëpinë e pronat, mori me vete vetëm ca të holla dhe u transferuar në Salevski të Kilikisë. Po edhe atje ekzistonte flaka e përndjekjeve. Duke mbajtur të birin në krahë shkoi në Tarsos, por nuk iu shmang asaj që i trembej.
Sundimtari i Tarsos, Aleksandri, u informua për Julitën dhe e kapën. Kur panë dhimbsurinë e madhe të saj për të birin, u munduan që me atë të mundnin besimin e saj, duke i thënë se këmbëngulja do t’i sillte vdekjen asaj dhe të birit. Por, nëna e dhimbsur ishte e krishterë shpresëtare dhe kurrsesi s’do ta tradhëtonte Krishtin, edhe nëse do ta therrnin atë dhe të birin. Sundimtari, duke u hakmarrë për shpresëtarinë e saj, vrau Kirikun e vogël, duke e hedhur me vrull në shkallët e mermerta të godinës dhe duke i copëtuar kokën.
Nëna e munduar, para një pamjeje të tillë qau dhe psherëtiu. Duke marrë guxim nga besimi dhe duke u burrëruar prej tij gjatë asaj kohe martirike, nuk shpërtheu në vaje dhe as lejoi ngashërime. E copëtuar nga dëshpërimi, po dhe e komanduar prej tij, i thotë sundimtarit: “Ashtu siç u copëtua koka e fëmijës tim ashtu do të copëtohet dhe feja jote e rreme, o sundimtar kriminel”. Vetë vdiq pas martirizimesh të ashpra, të cilat i priti me durim.
Të dy shenjtorët kremtojmë më 15 korrik.