EmailFacebookKontakt

Krishti ndryshoi tërë Krijesën

Shën Simeoni, Teologu i Ri

“Gjithë Krijesa, që u krijua prej hiçit nga Perëndia, kur pa Adamin të dalë nga Parajsa, nuk donte t’i nënshtrohej shkelësit. Dielli nuk donte të shkëlqente, hëna nuk donte të ndriçonte, yjet preferonin të mos dukeshin në sytë e tij, burimet nuk kishin ndërmend të shpërthenin. Lumenjtë nuk donin të rridhnin, ajri mendonte të tkurrej dhe të mos i jepte frymë rebelit. Egërsirat dhe të gjithë kafshët e tokës, siç e panë të zhveshur nga lavdia e tij e mëparshme, e përbuzën. Të gjitha u ashpërsuan menjëherë kundrejt tij.

Me të drejtë, qielli u lëkund, ra mbi të dhe toka nuk pranonte ta mbante mbi supet e saj. Para këtij shkatërrimi të vërtetë, ndërhyn përsëri humanizmi i Perëndisë, i cili ndërpret vrullin e gjithë krijesave dhe menjëherë nënshtron gjithçka tek njeriu i rënë. Kështu, krijesa që prishet, bëhet shërbëtore e njeriut që prishet. Njeriu dhe bota prisnin ardhjen e bekuar të Zotit.

Erdhi Krishti, u bë njeri dhe e ndryshoi tërë Krijesën.”.