EmailFacebookKontakt

Manastiri i kthehet Kishës Orthodhokse

Qeveria e re polake vendosi t’i rikthejë kishës orthodhokse ansamblin e ndërtesave të Manastirit të Supraslit. Duket se pas tentativave të vitit 1995 nga ana e Kishës Katolike për ta shtënë në dorë manastirin, kjo e fundit nuk do ta apelojë këtë vendim, duke ndikuar në përmirësimin e atmosferës ndërfetare në vend.

Sipas një konkordati midis Polonisë dhe Vatikanit, të nënshkruar më 1938, të gjitha vendet orthodhokse të kultit, të cilat qoftë edhe për një moment, midis shekujve XVII-XIX, i kishin takuar uniatëve, i jepeshin Kishës Katolike. Si rezultat i tij, midis viteve 1938-1939, në Poloni u mbyllën më shumë se 200 kisha orthodhokse.

I pregatiti: E. Prifti