Kisha orthodhokse ruse do të jetë sërisht prezente në Mongoli, u shpreh Oleg Viçkov, historian rus, në një artikull të shkruajtur për misionet orthodhokse në Siberi dhe në Azinë Qëndrore. Sipas këtij specialisti, kushtet janë tani të favorshme për të rihapur enoritë orthodhokse ruse dhe riorganizimin e një aktiviteti misionar në këtë vend me 2.3 milion banorë, krysisht budistë, por ku rregjimi komunist i vendosur që nga vitet ’30 kishte bërë një luftë të egër kundër të gjitha besimeve.
Kisha e fundit orthodhokse u mbyll në vitin 1937. Në 1993 qeveria e Mongolisë e modifikoi legjislacionin fetar, duke hequr të gjitha diskriminimet ndaj besimtarëve dhe duke njohur ligjërisht lirinë fetare. Një enori orthodhokse ekziston sot në Ulan Bator, kryeqyteti i Mongolisë, ku besimtarët tregojnë “një interes të madh për mësimet e Krishtit dhe të orthodhoksisë,” thekson specialisti.