Prej Institutit Ekumenik të Universitetit të Fraiburgut u organizuan një seri diskutimesh me temën “Orthodhoksia dhe Perëndimi”. Në të diskutuan tre theologë orthodhoksë, mitropoliti Damaskino i Zvicrës, at Boris Bobrinskoi, dekan i Institutit Shën Sergj, Oliver Element, profesor në këtë institut, si dhe një episkop katolik i specializuar në marrëdhëniet midis Vatikanit dhe Kishave orthodhokse.
Në diskutimin e mbajtur nga profesor Klementi, u theksua se Ngjallja qëndron në themelimin e besimit dhe Trinia e Shenjtë është programi i veprimit të Kishës Uniteti trinik, bazuar mbi komunikimin e dashurisë, lejon evitimin e izolimit, përballjes dhe shpërndarjes.
Ajo duhet kuptuar si një program i vërtetë aksioni social dhe kulturor për të krishterët që duan të nxiten nga ky shembull në solidaritet. Sipas tij, Perëndimi është i mbushur plot më meshirë dhe moralizëm, ndërkohë që Lindja është mbyllur në ritualizëm dhe në nacionalizëm. Në këtë kontekst, Kisha nuk duhet kuptuar si një Institucion, por si një mister, që përfshin gjithë thellësinë e jetës.
Një dialog i gjerë u zhvillua mbi refleksionet teologjike për rolin e Shpirtit të Shenjtë ashtu si Ai është dhënë në mësimet e Etërve kapadokianë dhe bizantinë nga njëra anë dhe nga ana tjetër duke u nisur nga vepra e Tomas Akuinit. Dialogu u zhvillua ndërmjet dy specialistëve të dogmatikës, At Boris Bobrinski nga pala orthodhokse dhe Zhan Pjer Torel nga pala katolike.
Seminari, që zgjati një javë, përfundoi me dëshirën për një nevojë të një qëndrimi të ri teologjik në studimin e problemeve që ndeshen midis dy familjeve të krishtera