EmailFacebookKontakt

Vizitë e Hillari Klinton në Patrikanë

Gjatë një vizite zyrtare të bërë në Turqi, bashkëshortja e Presidentit amerikan shkoi në Fanar, selia e Patriarkanës Ekumenike në Stamboll ku pati një audiencë me Patrikun Vartholomeu I. Zonja Klinton u njoftua për një vizitë të ardhshme të Patrikut në SHBA në vitin 1997, me rastin e 75-vjetorit të themelimit atje të Kryepiskopatës Ekumenike dhe të 60-vjetorit të Institutit të Theologjisë Orthodhokse “Kryqi i Shenjtë” në Boston. Ishte zonja Klinton ajo që e kishte parashikuar këtë takim gjatë vizitës së saj zyrtare në Stamboll, gjatë së cilës do të vizitonte dhe kishën e madhe të Shën Sofisë. Gjatë një takimi në bashkinë e Stambollit ajo theksoi respektimin e të drejtave të njeriut, lirive fetare, si dhe të minoriteteve. Me këtë rast autoritetet bashkiake rregulluan dhe rrugën që të çon në selinë e Patriarkanës Ekumenike.