Duke përmbysur praktikën e ndjekur nga znj. Ciller, Patriku Ekumenik Vartholomeu I takoi Kryeministrin e ri turk Mesut Jillmaz, në Ankara. Patriku, i cili ishte i shoqëruar nga Mitropolitët Kristostom i Efesit, Joakim i Kalcedonisë dhe Vangjel i Pergës, paraqitën një memorandum për problemet që përballon Patriarkana sot. Ndër më të rëndat përmendet mbyllja prej 25 vjetësh e Institutit Theologjik Orthodhoks të Halkit, që është e formuar për përgatitjen e kuadrove, për të cilët ka nevojë Patriarkana për aktivitetin e saj.
Nga burime zyrtare u përmend se atmosfera e takimit ishte miqësore. Shtypi turk, duke përfshirë këtu edhe gazetat nacionaliste dhe islamike, e përshëndetën këtë takim historik si “shumë pozitiv”.