EmailFacebookKontakt

Në Ungjill mbizotëron fryma e dashurisë

“Dashuria është virtyti më i madh. Eshtë më e madhe edhe se vet martirizimi. Dhe ja përse: Pa martirizimin dashuria shpëton. Pa dashurinë, martirizimi nuk vlen për asgjë.”
Shën Joan Gojarti

“Shumë njerëz, thanë shumë fjalë rreth dashurisë, por vetëm te nxënësit e Krishtit do ta kërkosh dhe do ta gjesh. Sepse vetëm ata kishin Dashurinë e vërtetë (Krishtin), mësuesin e dashurisë, për të cilin thoshin: “Edhe në paça profeci, dhe të di të gjithë të fshehtat dhe çdo dituri; dhe dashuri të mos kem, s’jam asgjë”. (Pavli I Kor. 13:2). Ai që fitoi dashurinë vetë Perëndinë fitoi, sepse “Perëndia është dashuri” (I Joan 4;8). Atij i qoftë lavdia dhe pushteti në jetë të jetëve. Amin
Shën Maksim Omologjeti

E madhe është fuqia e dashurisë – mëshirës. Duke mëshiruar, ne mëshirohemi. Duke bamirësuar ne bamirësohemi. Vetëm sa mëshirojnë do të mëshirohen. – “Nuk ka mëkat që nuk mund ta pastrojë mëshirën. Eshtë ilaç i përshtatshëm për çdo plagë” – thotë Shën Joan Gojarti. Mëshira pra ndërmjetëson t’i afrohemi Perëndisë, ka mjetet dhe ngre njeriun në qiell.

“Ashtu si zjarri thjesht i imagjinuar nuk mund të ngrohë trupin, ashtu edhe besimi pa dashurinë nuk aktivizon në shpirt ndriçimin e diturisë”.
Shën Maksim Omologjeti