Nuk i urejmë hilastët – Jahovaj. I konsiderojmë viktima të organizatës së tyre dhe na vjen keq që u mashtruan.
– Kërkojmë kthimin e tyre nga errësira e mashtrimit në dritën e Krishtit.
– I duam të krishterët orthodhoks dhe duam t’i mbrojmë nga reziku që të mos mpleksen në rrjetat e Jahovajëve dhe të tradhëtojnë besimin e tyre. Nisemi nga Dashuria dhe interesimi për të tërë. Kisha Nënë do të mirën ende dhe ta atyre fëmijëve të këqinj dhe të çrregulltë. Informimi që vijon bazohet mbi dokumenta të kontrolluara.
Hilastët janë të njohur me shumë emra, që morën sipas kohëve. Kështu, dolën në pah si: Roselistë, Agues, Studiues të Shkrimeve, Simpatizantë të Ditës së Re, martirë të Jehovas e të tjera. Sot dëshirojmë t’i thërasin “Dëshmitarë të Jehovait”. Nëse habiteni për ndërrimin e shpeshtë të emrave të tyre, mësojeni se e kanë sistem pune të ndrojnë jo vetëm emrat, por edhe doktrinën në çdo rast që nuk u intereson diçka.
Emri “Jehova”
Hilastët mbrojnë se “Emri i vetëm i Perëndisë është Jehova”
Kjo gjë është gënjeshtër. Asgjëkundi në Shkrimin e Shenjtë nuk ekziston emri Jehova. Në Dhiatën e Vjetër ekziston emri Jahve. Ndoshta Jehovajtë thonë: “Jahve dhe Jehova” njëlloj është. Ndoshta. Por përsëri nuk është prapë ai i vetëm emri i Perëndisë në Dhiatën e Vjetër. Kush do të hap tekstin ebraik të Dhiatës së Vjetër do të gjejë me dhjetra emra të Perëndisë, si p.sh, “El” “Sadhaji” “Elahim” “Ehje” “Kana” “Kanadhos”, “Adhone”, “Goel” e të tjera. Jahve është njëri nga emrat e shumtë të Perëndisë që ju dha për herë të parë Moisiut. Në bazë të hilastëve, pra, sa jetuan para Moisiut si p.sh. Abrahami, Isaku, Jakovi nuk shpëtojnë dhe janë për në ferr. Shumë aktorë në preferencën e emrit “Jehova” shohin afinitet të hilastëve me Judaizmit dhe me Sionizmin.
Doktrina e tyre bazë
U quajtën hilastë sepse besojnë se Krishti do të vijë në tokë që të vendosë një mbretëri tokësore, që do të zgjasë 1.000 vjet. Kryeqyteti i saj do të jetë Jeruzalemi. Ministritë e mëdha do t’i marrin profetët dhe udhëheqja e Hilastëve. Kryeministër do të jetë Abrahami.
Detaje të tjera
Besojnë se:
Kisha devijoi në shekullin e II dhe u bë një Perandori botërore babilonase.
Kryetari i tyre, hebreu amerikan Rosel, ia doli që të korigjojë gjërat.
Krishti do të ndëshkojë rreptë sa nuk janë Jahovaj.
Fundi i botës erdhi (!!) më 1871!
Më 1944 u bë (!!!) ardhja e dytë, por padukshmërisht.
Çelja e Mbretërisë 1000 vjeçare do të bëhej në shtator të 1975.
Këto janë të tëra gënjeshtra
Zoti është mbret. Por mbretëria e tij nuk ka karakter kozmik, siç e shpalli ai vetë. Nuk është i intervalit kohor të kufizuar, por i përjetshëm.
Kisha Orthodhokse mbajti të dlirë dhe të pabastarduar besimin tek Krishti.
Ardhja e dytë do të bëhet dukshëm dhe jo padukshëm.
Zoti na tha se atëherë njerëzit do të shohin (= do të shohin me sytë e tyre) Birin e Perëndisë që të vijë.
Shtatori i 1975 kaloi pa parë gjë. Mos vallë edhe Mbretëria 1000-vjeçare do të jetë e padukshme? Atëhere gjynah pritjet e Hilastëve që presin ministri dhe vende poste.
Janë Hilastët të krishterë:
Jo, vetë ata thonë për veten e tyre se janë:
Nga këto
Nuk pranojnë Krishtin si Perëndi (Si Ariosin).
Nuk besojnë tek Shpirti i Shenjtë (si Maqedoni).
Nuk pranojnë hyjninë e Trinisë së Shenjtë (si gnostikët).
Nuk përqafojnë pavdekësinë e Shpirtit (si thinikopsihistët).
Nuk pranojnë Shën Marinë si Hyjlindëse dhe të Tërëvigjër.
Nuk besojnë tek misteret e kishës (si protestantët) (si Nestori).
Bëjnë sarkazëm dhe përbuzin Kryqin e Çmuar.
Gjykoni vetë nëse, pas gjithë këtyre Jehovajtë kanë të drejtë të quhen të krishterë. Kushdo që bëhet Jehova ndron fe. Pushon së qeni i krishterë.
Krerët e tyre
I pari Karl Roseli (1872). Besonte se kish hirotonisje të dyfishtë Hyjnore d.m.th dhe njerëzore. Ishte ebre amerikan tregtar.
Themeloi në Amerikë “Firmën Biblike dhe Filladike “ROJE”, 1881.
Profetizoi vitin 1914 si vit të Ardhjes së dytë.
Vdiq më 1916 pa e parë.
Pasardhësi, Roderfordi, forcoi “Organizatën Teokratike” të Firmës.
Edhe ky ishte me prejardhje ebraike, prandaj Ai shpalli dhe shkruajti se: “Zoti e thau Kristianizmin dhe gjallëroi sionizmin dhe Judaizmin”. Kreu i tyre i sotëm është N. Nor. Ishte njeri nga të ftuarit në anijen e Sionisteve që para shumë vitesh vizitoi Izraelin.
Pasojat e tyre
– Nuk besojnë tek Krishti – vetëquhen kristianë.
– Nuk besojnë tek Kisha – mbajnë tempuj dhe priftëri.
– Nuk u besojnë Mistereve – kanë të tyret.
– E quajnë veten “Studiues të Shkrimeve” – keqpërdorin Shkrimin.
– Caktuan shumë vite për Ardhjen e Dytë dhe u përgënjeshtruan.
Ku është e vërteta?
Thoni se u shfaq një predikues i besimit, që duket fisnik dhe shkon nëpër shtëpi, lexon Ungjillin, e interpreton, na mëson besimin tek Krishti dhe na nxit në pendim. Këtu duket qartë, se ai predikues i ri i besimit nuk është predikues i Kishës. Si na e mëson besimin tek Krishti, pa u njohur si predikues nga Kisha?! Duhej, që në fillim, të mendonit se po ndodhte diçka e dyshimtë, ndaj të ishit vigjilentë. Thoni, në vazhdim, se ju mëson besimin tek Krishti dhe flet vazhdimisht nga Ungjijtë. Pikërisht, kjo duhej tju bënte më të kujdesshëm. Përse ju mëson besimin tek Krishti?
Mos vallë nuk jeni të krishterë?
Kur filloi, pra, tju mësojë per besimin tek Krishti, juve që besoni, do tju duhej të mendoheshit se besimi i tij kishte mundësinë të ishte i ndryshëm nga i juaji, d.m.th nga besimi i Kishës sonë.
Duke ju thënë të besoni tek Krishti, ju konsideroi jobesimtarë. Dhe ju e dëgjuat me apati, sikur të ishit me të vërtetë jobesimtarë. Ndoshta do të keni menduar se, “përderisa flet për Shpëtimtarin Krisht dhe madje me entuziazëm, sigurisht që i yni do të jetë, tek e Vërteta do të gjendet dhe të Vërtetën do të predikojë”. Ju tërhoqën të gjitha këto dhe ratë në mashtrim. Mund të ketë qenë orthodhoks, por ra nga Orthodhoksia. Eshtë heretik! Mund të predikojë shpëtimin më Krishtin, por jo siç na mësoi Vetë Krishti dhe Apostujt e Shenjtë. Sigurisht, që është fakt se ata që gjenden në mashtrim besojnë se zbatojnë të vërtetën. Pseudopredikuesi juaj lexon dhe jep mësime brenda nga Ungjilli. Por, nuk është e lehtë për çdo njeri që lexon Ungjillin, ta kuptojë plotësisht dhe të ecë kështu me siguri në rrugën e shpëtimit. Një njeri mund të lexojë Ungjillin, por ta interpretojë në mënyrë të gabuar. Për të Ungjilli përbën mjet katastrofe. Po, përse ndodh kjo? Sepse nuk njeh mirë rrugën e shpëtimit. Nuk njeh disa kushte, madje disa pika të udhës shpirtërore si p.sh besimin, ruajtjen e Porosive, fitimin e Hirit Hyjnor etj.
Në Ungjill këto pika nuk përmenden të përmbledhura, por janë shkruar në pjesë të ndryshme. Por, që të ecë dikush i sigurt në rrugën e shpëtimit, duhet t’i njohë të gjitha këto pika. Ashtu si Trupëzimi dhe Flijimi i Birit në kryq nuk u krye pa Atin dhe pa Shpirtin e Shenjtë, ashtu edhe shpëtimi i secilit prej nesh nuk arrihet pa bashkëpunimin e Atit, Birit e Shpirtit të Shenjtë, d.m.th Shën Triadhës. Por, vetëm besimi nuk është i mjaftueshëm për shpëtimin. Duhet të shoqërohet edhe nga një jetë e shenjtë, sipas Porosive të Zotit.
“Jo çdo njeri që thotë Zot, Zot, do të hyjë në Mbretërinë e Qiejve, por do të hyjë ai që kryen vullnetin e Atit Tim që është në Qiej.”
Dëshira e Atit Qiellor formulohet në Porositë e Tij: ‘Ai që ka porositë e Mia dhe i ruan, ky është ai që Më do, dhe ai që Më do, do të duhet prej Tim Eti. Edhe unë, nëse Më do njeri, fjalën Time të ruajë, edhe Im At do ta gjejë, dhe do të vijmë tek Ai dhe do të bëjmë shtrehë tek Ai’ (Joani 14, 21-23).
Largohuni nga pseudomësuesi heretik dhe lidhuni më fort pas Kishës sonë Orthodhokse!
Këtë këshillë tjua jepni edhe të krishterëve të tjerë.
(Vijon në faqen 10)
Organizatën e tyre
E quajnë “teokratike”. Besojnë se Perëndia cakton administrimin e tyre.
Kanë selinë në Bruklin të SHBA. Eshtë një organizëm kolosal ekonomik.
Jep mjete kolosale ekonomike për prozelitizmin dhe xhiron sasi kolosale nga viktimat e tij.
Çdo pasues është i detyruar të blejë dhe të përhapë revistat dhe librat e tij. Në organizatë ekziston hierarkia. Shkallën e I e shkelin të “Ungjillizuarit”. Ata shkojnë nga shtëpia në shtëpi dhe u kërkohet hesap. Nëse nuk kanë sukes mbeten në vend.
Nëse u tërheqin në mashtrimin e tyre marrin vlerësim.
Secili që troket në derën tuaj është i porositur t’ju flas fisnikërisht. Poshtë fisnikërisë fshihet helmi. Viktima jeni ju. Pas çdo vizitë ju hap dosje dhe regjistron çdo rreth jush.
Anarkistë dhe të shtirë
Besojnë se të tëra Qeveritë janë istrumente të Satanait.
Mësojnë të urrejnë të tërë sa nuk janë Jahovenj, duke zhvilluar – siç do të shkruajnë – “cilësitë besimtare të urrejtjes”.
Nuk pranojnë të kryejnë shërbimin ushtarak. Në shumë vende janë nxjerrë jashtë ligjit.
Nuk pranojnë Atdhe, simbole, kufinj.
Por,
Kudo që kanë interes marrin kthesë.
Kështu:
Më 25.6.1933 lëvuan rregjimin e Hitlerit duke shpresuar në mbështetjen e tij.
Paraja
Disa të caktuar brenda në organizatën e tyre marrin rrogë ndaj nuk varen ekonomikisht nga profesioni i tyre.
Vetë ata bëhen pastaj objekt i shfrytëzimit ekonomik nga organizata.
Si të kundërveprojmë
Jashtë nga shtëpitë Hilastët. U mbyllni portën.
Larg duart nga revistat e tyre (“Roja” “Zgjohu”).
Asnjë lek për organizatën e tyre. Bëni propagandë me libra orthodhoksë.
Mblidhuni rreth orthodhoksisë.
Nëse duken në qytetin apo në fshatin tuaj mos i pranoni dhe lajmëroni edhe të tjerët.
Tek ata përmbushet profecia e Apostull Pavli:
“Sepse unë e di se pas nisjes sime, do të hyjnë ndërmjet jush ujq grabitqarë, të cilët nuk do ta kursejnë grigjën. Dhe nga vetë ju, do të ngrihen njerëz që do të mësojnë prapësira për të tërhequr nxënës pas vetes së tyre”. (Veprat 20. 29-30)