EmailFacebookKontakt

Gjykime historiko-juridike për autenticitetin e Shkrimit të Shenjtë – Kontrolli bibliografik

Librat e mëdhenj kanë shpëtuar në dorëshkrime epokash të mëvonshme, të cilat u shtypën në libra vetëm mbas vitit 1.500 pas Krishtit.

Por, në çfarë bazohemi që të themi se libri është i besueshëm? Kontrollojmë:
a) Sa dorëshkrime kanë shpëtuar.
b) Sa të vjetër janë kodikët që kanë arritur në ditët tona (sepse sa më afër kohës së shkrimit të origjinalit të jenë shkruar, aq më pak probabilitet ka të jenë ndryshuar gjatë kopjimeve).

A. Numri i kodikëve.
1. Sa është numri i kodikëve të Shkrimit të Shenjtë që janë ruajtur deri në ditët tona?
2.500 kodikë përmbajnë të gjithë Shkrimin e Shenjtë (Dhiata e Vjetër dhe e Re).
25.000 kodikë përmbajnë pjesë të mëdha nga Shkrimi i Shenjtë (zakonisht vetëm Dhjatën e Re).
Nga e kanë prejardhjen këta kodikë?
Nga e gjithë bota e Krishterë!

2. Si qëndron çështja me shkrimtarët e tjerë të lashtësisë?
Të Eskilit kemi vetëm 50 dorëshkrime.
Të Sofokliut 100 dorëshkrime.
Të Tukididit vetëm 8 dorëshkrime.
Të Plinit 200 dorëshkrime.
Të Horacit 500 dorueshkrime.

Pra, nga ana e numrit të kodikëve, Shkrimi ja kalon në numër të pakrahasueshëm të gjithë librave të vjetër që ruhen.

B. Vjetërsia e kodikëve
1. Edhe nga ana e vjetërsisë së kodikëve ia kalon në shkallë të pakrahasueshme.
Historia e Tukididit tregon ngjarje të periudhës 460-400 para Krishtit. Nuk ruhet origjinali (autografi) i Thukididit! Ruhen vetëm tetë dorëshkrime, që të gjithë të shkrojtura pas vitit 900 pas Krishtit, d.m.th. të paktën 1.300 vjet më vonë!…

Poetika e Aristotelit! U shkrua në vitin 343 para Krishtit. Kodiku më i vjetër me “Poetikën” është me prejardhje nga viti 1.100 pas Krishtit d.m.th. është 1400 vjet më pas!

Lufta e Galisë e Jul Çezarit, u shkrua në vitin 50 pas Krishtit. Ruhet në pak kodikë, që të gjithë janë shkruar pas vitit 1000 pas Krishtit.

A i kundërshton njeri këto libra? Asnjeri!

Dhiata e Re është shkruar midis viteve 50-70 mbas Krishtit. Ruhen 25.000 kodikë. Më të hershmit (Sinaitik, Aleksandrin, Vatikan) u shkruan rreth vitit 250 mbas Krishtit, d.m.th. më pak se 200 vjet më pas.

Me fjalë të tjera: Nga pikëpamja e vjetërsisë së kodikëve të saj, Dhiata e Re është libri më i besueshëm në botë.

Pas Shkrimit të Shenjtë, i dyti nga ana e besueshmërisë, libër i vjetër përsa i përket kontrollit bibliografik, është “Iliada” e Homerit.

Ruhen 643 kodikë. Që të gjithë të shkrojtur pas vitit 1200 mbas Krishtit. Domethënë hapësira midis shkrimit të “Iliadës” dhe shkrimit të kodikëve kalon të 1800 vjetët!

Me fjalë të tjera: Kodikët e Dhiatës së Re, janë për 1600 vjet më afer shkrimit të origjinalit.

Në cilën logjikë do të qëndronte që të pranojmë nga ana bibliografike “Iliadën” e të mos pranojmë Ungjijtë?

Pra edhe nga pikëpamja e kontrollit bibliografik, Shkrimi i Shenjtë (e sidomos Ungjijtë) është libri më i besueshëm në botë.

Fragmente nga libri “Ç’është Krishti”, i Metropolitit Meletio të Nikopolit
Përktheu: Taqi Qendro