U dukën shumë të vegjël kur hymë brenda në shtëpinë e atyre fëmijëve që ndoshta asnjëherë nuk kishin shqiptuar emrin e nënës mes buzëve të tyre. Brenda, në këtë shtëpi, të vetmuar të këtij qyteti, ndihej gëzimi, ndjehej ajo dashuri që ata na dhanë para se ne t’ua jepnim atë. Nuk kishte si të mos prekeshe kur e shihje në atë gjendje të vështirë, por nga ana tjetër ndjeheshin tepër të lumturuar sepse mundëm t’u falnim pak gëzim. Tek kalonim nëpër dhoma, u ndalëm tek njëra prej tyre. Ajo ishte shndërruar në një kishë të vogël, brenda së cilës jetonin ata engjëj që tashmë me dashuri kishin pushtuar kraharorët tanë. Afroheshin, të prekenin, të përqafonin por që me vështirësi e shqiptonin emrin e tyre. Çdo njeri mundet t’i ketë harruar këta fëmijë, por ka edhe një dorë që kujdeset për ta dhe nuk i harron, dora e Perëndisë. Duke u shoqëruar nga këta fëmijë, u larguam me shpresën se mundëm t’u dhuronim pak dashuri nga dashuria e Krishtit dhe duke u premtuar se tashmë vizita të tilla do të ishin më të shpeshta. Zëri i shpirtit le të trokasë sadopak në zemrën e çdo të krishteri, për të kujtuar se për më tepër dashuri, kanë nevojë këta fëmijë.
Petraq Kolaci