5 Tetor: Sot filloi jeta ime. Babai dhe nëna ime nuk e dinë akoma. Jam e vogël sa koka e një gjilpëre, megjithatë ekzistoj. I kam të gjitha karakteristikat esenciale të shpirtit dhe të trupit. Do të kem sytë e babait tim dhe flokët bjonde dhe kaçurela të nënës sime. Do të jem një vajzë.
19 Tetor: Krijova enët e para të gjakut tim, arteriet e para. Meqë organet e mia nuk janë zhvilluar akoma, nëna ime duhet të më ndihmojë në zhvillimin tim me gjakun e saj. Kur të rritem nuk do të më duhet gjë tjetër, veçse qumështi i saj.
23 Tetor: Goja ime filloi të hapet e mbyllet. Mbas një viti do të mund të buzëqesh kur prindërit e mi do të për përkulen mbi djepin tim. Fjala ime e parë do të jetë: “nënë”
25 Tetor: Zemra ime filloi të rrahë. Do të funksionojë kështu deri në fund të jetës sime. Eshtë gjë e mrekullueshme.
2 Nëntor: Duart e këmbët e mia filluan të rriten, por do të duhet mjaft kohë mbas lindjes sime, deri sa të zhvillohen përsosmërisht.
12 Nëntor: Gishtat e mi u veçuan nga duart e mia të vogla. Me ato do të pushtoj botën dhe do të lidhem me njerëzit e tjerë.
20 Nëntor: Sot nëna ime e kuptoi se më ka pranë zemrës së saj. Sa i madh duhet të jetë gëzimi i saj!
25 Nëntor: Tani mund të dallojë ndokush se do të bëhem një vajzë. Sigurisht, prindërit e mi mendojnë për emrin që do të më japin. Sa do të dëshiroja t’i njihja që tani!
10 Dhjetor: Kam flokë e vetulla. Nëna ime do të gëzohet shumë për vogëlushen e saj bjonde.
[Pjesë e dëmtuar nga OCR (kolona e djathtë e shkëputur): …do të mund të shoh… të mbuluar. Dritë, veçantë është! Por… jetë të shoh nënën… shmë është formuar… rjeve nga Irodhi i … vrau!]