EmailFacebookKontakt

Mesazh i përbashkët i të gjithë episkopëve orthodhokse

Me rastin e fillimit të kreshmës së Pashkës dhe të së Dielës së Orthodhoksisë për të parën herë, të gjithë episkopët orthodhoksë që ndodhen në Gjermani, të cilët kanë juridiksione të ndryshme kanonike, firmosën një mesazh të përbashkët, që i drejtohej klerit dhe besimtarëve orthodhoksë të Gjermanisë.

Kisha Orthodhokse në Gjermani numëron rreth 700 000 besimtarë, megjithë juridiksionet e ndryshme që rrjedhin nga origjinat e tyre të ndryshme kombëtare, por të vendosur në Gjermani prej tre brezash. Ky mesazh ishte nënshkruar nga episkopët me jurisdiksione të ndryshme, të cilët janë të përfaqësuar në gjirin e Komisionit të Kishave orthodhokse në Gjermani: mitropoliti Agustin (Patriarkana Ekumenike), kryepiskop Sergji, që drejton enoritë me origjinë ruse në Evropën Perëndimore (Patriarkana Ekumenike), episkopi Gavril (Patrikana e Antiokisë), arqipiskopi Longin dhe arqipiskopi Theofan (Patriarkana e Moskës), episkopi Kostandin (Patriarkana e Serbisë), mitropoliti Serafim (Patriarkana e Rumanisë) dhe mitropoliti Simon (Patriarkana e Bullgarisë).

Marrë nga SOP-i