EmailFacebookKontakt

Gjermani – Liturgjia Hyjnore në televizion

Që sot e tutje Liturgjitë Hyjnore Orthodhokse do të transmetohen rregullisht nga kanali i dytë nacional gjerman (ZDF). Drejtuesit e kanalit televiziv morën vendimin që të transmetojnë në orarin e caktuar për të dielën në mëngjes, përveç transmetimit të deritanishem të kishes kafolike dhe të protestantëve dhe veprimtari të komunitetit orthodhoks në Gjermani. Transmetimi i parë u bë në datën 10 mars 1996, nga katedralja e Trinisë së Shenjtë në Bon. Liturgjia u kryesua nga mitropoliti Agustin, episkop i dhioqezës së Patrikanës Ekumenike në Gjermani. Psalmet u kënduan në greqisht, kurse Ungjilli, Letrat dhe të tjerat në gjermanisht.

Gjatë transmetimit jepen shpjegime nga profesor Anastas Kalis, profesor i teologjisë orthodhokse në Universitetin e Munsterit dhe kryetar i Komisionit të kishave orthodhokse në Gjermani, i cili përqendrohet mbi zhvillimet në liturgji, sensin e saj teologjik, kuptimin e lutjeve dhe të himneve.