Një pjesë e madhe e moskovitëve shprehen se Kisha dhe Besimi në përgjithësi përbëjnë një pjesë të rëndësishme në jetën e vendit, tregon një sondazh i kryer prej Instituti i Studimeve Statistikore dhe Sociologjike (ISIS), që u botua në gazetën “Moskovski Novosti”
E kryer, duke pyetur rreth 1200 persona, kjo anketë tregoi se një pjesë e madhe e moskovitëve shprehen që shteti duhet të ndihmojë Kishën (59.5%) dhe të favorizojë prezencën e saj aktive në gjirin e shoqërisë dhe 82% mendojnë se është e drejtë t’u jepen besimtarëve apo të rikonstruktohën objektet e kultit që kanë qenë shkatërruar nga rregjimi komunist.
Gjysma shprehen se në shkollë duhet të zhvillohet më shumë katekizmi dhe historia e besimeve dhe rreth 60% gjykojnë si të nevojshme transmetimin në televizion të emisioneve fetare, si p.sh. të Liturgjive Hyjnore. Së fundi, 72% deklarojnë se “Besimi dhe Feja janë të rëndësishëm, për të fcrcuar moralin dhe krijimin e një klime shpirtërore të përshtatshme në kryeqytetin e Rusisë”.
Këto rezultate demonstrojnë që, në një pjesë të madhe Kisha është shkrirë në mënyrë po-zitive në gjirin e shoqërisë ruse dhe që gëzon mbështetje.