Ky qe mesazhi që të rinjtë orthodhoksë të qytetit të Durrësit u transmetuan motrave e vëllezërve të tjerë në Krishtin nga Tirana e Kavaja, nga Seminari Theologjik, priftërinjve At Lukës, At Petros, At Spiros, motrave Domniqi e Galini, presviteres Fotini, gjithë bashkëbesimtarëve, me anë të shfaqjes së zhvilluar në 4 maj nën drejtimin e Kristina Sotës në kishën e “Shën Gjergjit”, më këngë, dramatizime e himne kushtuar Ngjalljes.
Vërtet, ishte hera e parë që organizonin një veprimtari të tillë, por ashtu siç u shprehën vetë, Perëndia i ndihmoi të kapërcenin vështirësitë që kjo shfaqje të arrinte me mbresë të plotë qëllimin e saj: Të mblidheshim e të dëftonim së bashku mrekullinë hyjnore se “Krishti u Ngjall së vdekurësh, me vdekje, vdekjen shkeli dhe të varrosurve jetën u fali”.
Në fund të kësaj shfaqjeje u bë një takim i të pranishmëve, që i familjarizoi më shumë të rinjtë me njëri-tjetrin dhe u shkëmbyen përshtypje, mendime, ide rreth këtij aktiviteti e rreth asaj që duhet bërë në të ardhmen.
Julia Kokoshari