I dyti “Profeti i Madh”. Bir i priftit Helkia, lindi rreth v.650 para Krishtit dhe në vitin 626 merr thirrjen hyjnore dhe nga njeri i qetë e ngurrues, shndërrohet në një personalitet vital e të mahnitshëm! Në Jerusalem, i cili ndodhej në prag të skllavërimit, fton bashkatdhetarët në pendim e bindje tek i Plotfuqishmi dhe jo aleanca me kombe të huaja, nëse donin të shpëtonin. Ai gjithashtu rekomandoi dashurinë edhe për armiqtë babilonas, ndaj hebrenjtë të korruptuar nga ana morale dhe fetare, u egërsuan. Komplotojnë kundër tij, e burgosin herë pas here, e hedhin në një gropë me Hum. Ai ankohet qetë: “Më mashtrove, o Zot, dhe u mashtrova”, duke marrë thirrjen profetike (20.7). Ai fsheh Arkën e Dhiatës në mal. Perandori i Babilonasve, Nabuhodonosori (605-562), pas pushtimit të Jerusalemit (587), që e kishte parashikuar profëtl, e lejoi të ishte një nga Hebrenjtë që nuk u larguan për në Kaldea. Por ata e rrëmbyen në Egjipt, nga ku u arratisën kur vranë sovranin e pushtuesve. Aty, sipas sinaksarit në mënyrë mrekullibërëse vrau gjarpërinjtë helmues dhe krokodilët. Vdiq, ndofta i goditur me gur nga vetë bashkëatdhetarët e tij. Thuhet se Aleksandri i Madh (336-323) transferoi me respekt lipsanin e tij në Aleksandri.
Jeremia (=Perëndia lartëson) i shumëvuajtur prefiguron Krishtin e Kryqëzuar. Libri i tij, i mahnitshëm nga ana letrare e psikologjike, që ia diktonte nxënësit e tij, prpfetit Baruh (28 shtator), përmban pjesën më të madhe të biografisë së tij, si dhe profeci, siç ajo që i referohet Dhiatës së Re, që i Larti do të shkruajë në zemrat e besimtarëve (38. 31-34). Veç kësaj, në Pesë Vajtimet e tij, qahet për shkatërrimin e Sionit, që nuk është çështje fati, por dënim nga lart. Së fundi, në librin e tij të tretë të Dhiatës së Vjetër, në Letrën i nxiste bashkëkombasit e vet mos bëheshin idhujtarë.