Nuk kemi të dhëna autetentike për jetën e saj. Japim sa më poshtë: Kishte një bukuri të rrallë. Ishte fëmijë e vetme e Likinit dhe Likinisë, arhondë të një qyteti persian. Qysh në moshën gjashtë vjeç u mbyll nga prindërit e saj në një kullë, siç qe zakoni atëhere dhe u rrit nën kujdestarinë e pedagogut të saj, plakut Apelian, që paraqitet si jetëshkruesi.
Pasi ajo pa një vegim, që sipas Apelianit paralajmëronte martirizimin dhe lavdinë e saj, thihet se një engjëll e thirri me emrin Irini (paqe në greqisht), ndërsa quhej Pinellopi dhe e katekizoi në Krishtërim. Sapo u pagëzua, shkatërroi idhujt e babait dhe ai, i zemëruar, i lëshoi kuajt për ta shkelur, por kuajt vranë të atin! E bija e ngjalli, dhe kështu ai besoi dhe u pagëzua së bashku me nënën e saj e shumë të tjerë dhe jetoi me pendim gjersa vdiq. Një sërë sovranësh e ia nënshtruan shenjtoren torturave të paimagjinueshme dhe të njëpasnjëshme: E hodhën në gropë me gjarpërinj, i prenë me sharrë këmbët, e kaluan nga “rrota”, e detyruan të transportonte pesha me gozhdë nëpër këmbë, e vendosën mbi buaj bakri të skuqur, dhe shumë herë direkt brenda në zjarr… Nga torturat shpesh dilte e padëmtuar dhe si rezultat, mijëra idhujtarë bëheshin të krishterë. Gjithashtu, dikur ajo verboi një ushtri të tërë, por më pas i shëroi. Ndërkaq, kur ata u treguan mosmirënjohës, u hap dheu dhe i përpiu.
Kështu, mbreti persian Sapori i Dytë (310-379) u detyrua t’i priste kokën. Por ajo u ngjall prej engjëllit dhe iu shfaq monarkut! Më pas u ngrit nga një re e shkoi në Efes, ku jetoi për një farë kohe, predikoi dhe kreu mrekullira. Aty, jashtë qytetit, gjeti një varr të ri, ku, pasi hyri, urdhëroi Apelianin të vendoste sipër një gur. Pas dy ditësh, ai pa gurin të ngritur dhe varrin të zbrazët.