EmailFacebookKontakt

Perëndia është jeta dhe shpëtimi

V Perëndia është për ata që duan – jeta dhe shpëtimi i tyre, i besimtarëve dhe i ateistëve, i të drejtëve dhe i të padrejtëve, i shpresëtarëve dhe i të pashpresëve, i murgjërve dhe i mondanëve (kozmiketë), i dijetarëve dhe i të pashkollëve, i të shëndetëshmëve dhe i të sëmurëve, i të rinjve dhe i të moshuarve.

Eshtë diçka e njëjtë me rrezatimin e dritës, me pamjen e diellit dhe me ndërrimin e stinëve (të cilat jepen, afrohen në mënyrë të barabartë te të gjithë njerëzit). Dhe nuk mund të jetë ndryshe, sepse “nuk egziston hatërllëku te Perëndia”.

V Njëri joshpresëtar është një qënie e llogjikshme, por e vdekshme, që me vetëdije i shmanget jetës dhe Krijuesit të saj, që egziston përjetësisht, duke e konsideruar si jo egzistentë.

V Shkelës i ligjit të Perëndisë (dhunues) ëshë ai që me mendimet e tij të këqija shtrembëron ligjet e Perëndisë në të dhe kujton se beson, ndërsa ka dëshira dhe koncepte (pikëpamje) të kundërta rreth Perëndisë.

V I krishterë është mituesi i Krishtit sa të jetë e mundur për njeriun, edhe në jalë, edhe në vepra. edhe në mundir e. Beson drejt dhe pagabueshëm në Trininë e Shenjtë.

V I dashuruar met Perëndinë është ai që shijon të gjitë dhuratat natyrore dhe të pamëkatshme të Perëndisë dhe në të njëjtën kohë nuk mënon (nguron) të kryejë sa të munet vepra të mira.

V I përmbajtur është ai që jeton në mes të ngacmimeve të grackave dhe të zhurmave të botës, por që përpiqet me gjithë fuqitë e tij të imitojë jetën e atyre që janë të çliruar nga zhurmat e botës.

V Murgu hyn në kishat dhe gjëndjet ëngjëllore pa trup, por që realizohen brenda trupit material, megjithëse të ndotur nga mëkatet. Murg është ai që është i përkushtuar vetëm në porositë dhe në fjalët e Perëndisë, duke i zbatuar ato në çdo kohë, në çdo vend dhe për çdo gjë. Murgu është një shtrëngim i përhershëm i natyrës njerëzore dhe një “burgosje” e pandërprerë e ndjenjave. Murgu është trup i pastruar, gojë e pastër dhe mëndje e ndriçuar. Murgu është shpirti i pikëlluar, që ka si punë të vetme kujtimin e vazhdueshëm të vdekjes, dhe kur është i zgjuar, dhe kur fle.

V Largimi nga bota, do të thotë të urresh me vullnetin tënd gjërat lavdëruese dhe të mohosh natyrën tënde, për të arritur të përmbinatyrshmet.

V Të gjithë ata që braktisën me zell jetësoret e bënë atë padyshim ose për Mbretërinë e ardhmne, ose për mëkatet e tyre të shumta ose për dashurinë e Perëndisë. Në qoftë se asnjë nga të tre këto arsye nuk i nxiti, atëherë largimi i tyre është i paarsyeshëm. Por megjithatë, “Drejtuesi ynë i mirë pret të shikojë fundin e asaj rruge”.

V Të gjithë sa duam të ikim nga Egjipti dhe të çlirohemi nga skllavëria (tirania) e Faraonit, kemi medoemos nevojën e një Moisiu, i cili do të jetë ndërmjetësi ynë me Perëndinë dhe prijësi ynë mbas Perëndisë. Ai do të qëndrojë ndërmjet veprës dhe teorisë dhe për hatrin tonë do të ngrejë lart duart drejt Perëndisë. Kështu, të udhëhequr nga ai do të arrijmë të kapërcejmë (kalojmë) detin e mëkateve dhe të shkatërojmë Amalikun e pasioneve, Ata që u mbështetën në fuqitë e tyre dhe që kujtuan se nuk kanë nevojë për asnjë udhëheqës, medoemos që u mashtruan.

Marrë nga libri i “Shkallës” i Shën Joan Sinaitit