EmailFacebookKontakt

Mesazh urimi nga Patriarku i Moskës dhe i gjithë Rusisë

Shenjtëria juaj
Krishti u Ngjall!

Në këtë ditë krenare dhe të shenjtë, bota qiellore dhe tokësore gëzohen së bashku në triumfin e jetës së përjetshme që rrezatoi në Ngjalljen e Shpëtimtarit në të tretën ditë. Ngjallja e Tij do të thotë përmbushje e ekonomisë së Perëndisë për shpëtimin e njerëzimit.

Falenderojmë Zotin, i Cili nëpërmjet vdekjes së tij në kryq çliroi njeriun nga mëkati dhe hapi për ne shpëtimin në Kishën e Tij të Shenjtë, sepse nëpërmjet mistereve të saj shpëtimtare pastrohemi nga mëkatet tona dhe bëhemi pjesëtar të marrëdhënieve hyjnore. Tani dashuria e Perëndisë shkëlqen në botë dhe na mbush me shpresë tek jeta e amëshuar, në Jetën e Përjetshme, të cilën e trashëgojmë nga Ungjilli i vërtetë.

Le t’ju mbushë Zoti Jetëdhënës me mëshirën e Tij dhe mbrojtja e Tij e hirshme le të jetë fuqizim i forcës suaj shpirtërore dhe trupore në përparimin e Kishës së Shenjtë të Krishtit dhe të grigjës suaj në shërbimin e të vërtetës dhe dashurisë së Krishtit.

Me dashuri më Krishtin e Ngjallur
Patriark i Moskës dhe i gjithë Rusisë