Nr. prot. 182
Fortlumturi, Kryepiskop i Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, vëlla shumë i dashur dhe i shtrenjtë më Krishtin Perëndi dhe bashkmeshtar i Modestisë sonë, z. Anastas, Fortlumturinë Tuaj përqafojmë vëllazërisht më Zotin duke e përshëndetur me kënaqësi.
Këtë ditë solemne e të shenjtë të Ngjalljes së Ndritshme të Zotit tonë Iisu Krisht, duke ndjekur këtë zakon tepër të lashtë të hirshëm e të respektuar, i dërgojmë me gëzim Fortlumturisë Suaj shumë të dashur për ne përshëndetje vëllazërore Paskale, duke thënë gëzueshëm Krishti i Ngjall, duke uruar që Dielli i Lindur nga Varri i ndritë zemrat e të gjithë neve të shpërblyerve nga Gjaku i Krishtit, dhe t’i dhurojë Kishës Orthodhokse dhe tërë botës stabilitet dhe paqe…
Gjatë kësaj feste të madhe të shpëtimit tonë i drejtojmë më gjerësisht lutjet tona Zotit të Ngjallur që t’Ju ketë me shëndet Juve, dhe grigjën Tuaj shpresëtare në besimin tonë të shenjtë, të heqë nga Barinjtë e nga grigja kurthet, nga të cilat mund të rrezikohet Orthodhoksia jonë e shenjtë dhe shpëtimi i shpirtrave tanë.
Për këtë, duke përqafuar edhe një herë Fortlumurinë Tuaj fort të respektuar me dashuri vëllazërore më Krishtin e Ngjallur, i urojmë Asaj me gjithë zemër ta kremtojë për shumë kohë me shëndet e gëzim ditën e hareshme të Pashkës, së bashku me Klerin që e rrethon dhe besimtarët shpresëtarë të Kishës së Shqipërisë, të cilën drejton, për të mirën e Orthodhoksisë Sonë të Shenjtë.
Vëllai i dashur më Krishtin e Ngjallur të Fortlumturisë Suaj fort të respektuar
+Ignati i Antiokisë