“Hierark i permasave te medha shpirterore dhe morale”
Ne 27 mars u ndodhem ne Janine, te ftuar nga Universiteti i ketij qyteti, per te qene te pranishem ne ceremonine e dhenies se titullit Doktor Nderi te Universitetit, ne Filozofi (Dr. Phil, honoris causa), Fort te Lumturit, Kryepiskopit te Tiranes dhe gjithe Shqiperise, Imzot Anastasit.
Salla e mbledhjeve te Universitetit, madje dhe korridori, ishin mbushur plot me njerez. Ne oren 19.00, mes duartrokitjesh, hyn ne salle Kryepiskopi, Prof. Dr. Anastasi i shoqeruar nga Rektori i Universitetit, z. Dhimitris Glaros, i shoqeruar nga Senati drejtues.
Ne fillim, nje i ri i talentuar nga Gjirokastra, ekzekutoi me violine nje pjese simfonike.
Me pas, Rektori i Universitetit, z. Dhimitris Glaros, me titull Prof. Dr. ne Mjekesi, beri prezantimin e Kryepiskopit Anastas, duke u shprehur:
“Sot eshte nje rast jo i zakonshëm per Universitetin tone. Zakonisht, kur bejme nje person Doktor Nderi te Universitetit, ky njeri ka nderim te madh. Por sot kete nderim e ka vete Universiteti, me praninë e Profesor Doktor Anastasit, Kryepiskop i Tiranes dhe gjithe Shqiperise…”
Gjithashtu, z. Glaros shprehu nderimin qe i bëhej Universitetit ne kete ceremoni, nga prania e klerikeve te lartë, Ambasadorit grek ne Shqiperi, Konsullit shqiptar ne Janine, prefektë e kryetarë bashkie, deputete nga Greqia e Shqiperia, priftërinj te KOASH-it etj.
Me pas, Prof. Dr. znj. Maria Pelekidhu, e cila eshte pedagoge Histori-Arkeologjie, foli mbi veprimtarine fetare, shkencore, humanitare te Fortlumturise se Tij, Imzot Anastasit, gjate gjithe jetes se tij.
Dekani Athanasios Paliuras, Profesor ne degen Histori-Arkeologji ne Fakultetin e Literatures, lexoi protokollin e mbledhjes dhe vendimin, qe e shpallte Kryepiskopin Anastas Doktor Nderi. Ky vendim kishte afro nje vit qe ishte marre, por Kryepiskopi Anastas nuk kish mundur, per arsye pune, te shkonte me pare ne Universitetin e Janines. Ne mes duartrokitjesh Fortlumturise se Tij i veshen togen e Universitetit dhe i dhane pergamenen ku shpallej Doktor Nderi i Universitetit.
Kryepiskopi Anastas mbajti ligjeraten “Stadet e para te restaurimit te Orthodhoksise ne Shqiperise (Deshmi personale)”. Ligjerata u prit me ngrohtesi nga te pranishmit.
Pas perfundimit te ceremonise, te gjithe te pranishmit per nje kohe te gjate vazhduan pergezimet dhe urimet e ngrohta per Imzot Anastasin.
Rreth ores 9.30 ne restorantin e Universitetit, i cili para nje viti mori cmim nga Komuniteti Evropian si restoranti me i mire i universiteteve te Evropes, u dha nje darke per nder te Fortlumturise se Tij.
Vlen te permendet se ky Universitet e ka ndihmuar shume Kishen Orthodhokse Autoqefale te Shqiperise dhe u premtua se do ta ndihmoje perseri. U ndamë me shume ngrohtesi e dashuri, duke uruar njeri-tjetrin per Pashke te Gezuar e te mbare.
Eshte gezim per te gjithe besimtaret orthodhokse te Shqiperise per keto ndere qe i bëhen Kryebariut tone. Ne dhjetor ju dha titulli Doktor Nderi ne Fakultetin Theologjik ne Selanik. Ne janar ne Universitetin Agronomik te Athines dhe ne mars nga Universiteti i Janines. Ate qe punon per Perendine, Perendia e lartëson. Dhe ne besimtaret orthodhokse krenohemi me Hierarkun tone te vyer. Cdo lartesim dhe nderim per te eshte dhe nderim e lartesim per KOASH-in.
At Jani T.
Cast nga ceremonia e dorezimit te Titulli te Nderit Dr. Phil. h.c. Fortlumturise se Tij Kryepiskopit te Tiranes dhe gjithe Shqiperise, Prof. Dr. Anastasit
Nga fjala pershendetëse e Prof. Dr. Pelekidhu
“Per mua perben nje nder te madh dhe ‘mesim te madh’ qe do te prezantoj veprën e Fortlumturise se Tij Kryepiskopit te Tiranes dhe gjithe Shqiperise Anastasit, te nje hierarku te permasave te medha shpirterore dhe morale. Vepra e te nderuarit, teper e pasur dhe e shumanshme, eshte e pamundur te pershkruhet ne kaq pak kohe, saqe rrezikon qe ‘fjala eshte e pakët per ceshtjen, ndersa deshira eshte dukshëm me e shumtë se ajo qe tentojme’. Me kete nenvizim e me emocion te vecante do te tentoj per ‘eufeminë’…
… Vepra e hierarkut qe nderohet gersheton pasionin per dijet dhe kerkimin e perhershem, qe e karakterizon shkencëtarin kerkues, me kuptimin me te thelle mbarenjerezor te doktrines kristianë, qe eshte DASHURIA per NJERIUN, njeriun, pavarësisht nga origjina kombetare, gjuha apo feja. Gersheton besen e ngrohte kristiane me mungesen e plote te fanatizmit fetar ose te tjeter lloji. Gersheton veshtrimin filozofik-fetar te gjerave dhe mendimin theologjik me metodicitetin dhe perballimin realist, te guximshem dhe efektiv te realitetit te cdo kohe. Dhe gjithe ky arsenal shpirteror dhe moral behet menyre jetese, behet praktike dhe veper, veper shkencore dhe edukative, veper hierapostolike, veper shoqerore me permasa mbarenjerezore.
Vepra e tij eshte njohur ne Greqi dhe ne mbarë boten dhe eshte nderuar me shume tituj te larte. Dega e Historise dhe Arkeologjise e Universitetit te Janines e konsideron nder te vecante qe nderon nje personalitet te shquar shpirteror. I nderuar nderohet.”