EmailFacebookKontakt

Peticion – Zotit Aleksander Meksi, Kryetar i Keshillit te Ministrave

Peticion

Zotit Aleksander Meksi
Kryetar i Keshillit te Ministrave te Republikes te Shqiperise

I nderuar z. Kryeminister;

Te befasuar dhe plote indinjate u njohem me vendimin e Keshillit te Ministrave Nr. 33 te dates 8.01.96, i cili i ndalon padrejtësisht KOASH-it 18 kisha; nder to edhe Manastirin e Ardenices dhe 4 kishat vepra te paraardhesve tane prinderore orthodhokse te Beratit.

Kete veprim te Qeverise ne e konsiderojme si vazhdim te luftes gjate 4 viteve te fundit prej forcave ekstremiste obskurantiste mbeturina te feudalizmit oriental; kunder orthodhoksise te Shqiperise; pse jo, me qellimin e mbrapshtë per te zhgenjyer aspiratat tona per nje te ardhme demokratike te vendit tone.

Gjithashtu, na habit edhe qendrimi juaj vetjak, miratues dhe i paafte per t’i bindur anetaret e Qeverise kunder ketij vendimi, kur ju keni te kaluaren e nje inxhinieri e restauratori me titull shkencor e me pervoje te pasur e te shkelqyer per objektet e kultit.

Ky vendim dhunon lirine e pronesise, pra, nje nga te drejtat themelore te njeriut; si edhe i kundervihet figures nr. 1 te shtetit tone, Presidentit z. Sali Berisha, i cili, me rastin e Krishtlindjeve 1995, solemnisht i komunikoi Kryepiskopit Hiresise se Tij Anastas, KOASH-it dhe nepermjet TV shqiptar gjithe Komunitetit Orthodhoks te Shqiperise, lajmin e kthimit te pronave, ndermjet tyre edhe te Manastirit te Ardenices – Kishes Orthodhokse, te cilen ia kishte grabitur dekada me pare pushteti komunist.

Mos valle ju dhimbset me shume juve, 15 apo 20 vete, kjo prone, kjo kulture madhore, se sa popullit? Po e menduat keshtu, kjo eshte nje cudi, sepse ato nuk i ngriten dhe i prune deri ne keto dite as kryeministra e as qeveritare, por populli. Ato populli i do per te qetesuar shpirtin e per t’iu falur Zotit dhe per te marre bekimin e Tij ne keto faltore te shenjta. Juve, interesat tuaja, mund t’i siguroni edhe keshtu, duke qene prone e Kishes Orthodhokse, madje, keshtu me mire, sepse me kulturen e pronen e rrembyer me vendime qeverie nuk shkel asnje i huaj qe jeton ne demokraci te vertete.

Nuk kuptojme se mbi bazen e ciles pervoje dhe te kujt shteti demokratik ne Evrope apo ne Bote, i jeni referuar ne marrjen e ketij vendimi, kur te gjithe, ne dhe ju e kemi te fresket ne kujtese te kaluaren e afërme, ne te cilen vendime te ketij lloji merrnin shtetet diktatoriale komuniste dhe nder ta me i shquari ishte shteti enverian i Shqiperise, vendit dhe vetem ateist ne Bote.

Nga ana tjeter Vendimi Nr. 33 i dates 8.01 per dhenien e kishave Institutit Shtetëror te Monumenteve te Kultures shpreh mosbesimin e Qeverise dhe fyen besimtaret orthodhokse, pasardhesit e atyre qe i krijuan dhe i ruajten keto perla, duke rrezikuar deri jetën e tyre, gjate pushtimit disa shekullor turk dhe luftrave te kobshme ballkanike e boterore, duke i sjelle ato kryesisht te pacenuara deri ne vitet tona.

Ju vemë ne dijeni qe ne nuk e njohim si te ligjshem kete vendim, prandaj ju kerkojme qe te rimblidhemi ne mbledhje te Qeverise per ta anulluar, meqenese ky vendim eshte ne kundershtim me parimet me elementare demokratike te pronesise, para se ne t’i drejtohemi Gjykates.

Berat me 21.03.1996

Kryesia e Keshillit te Kishes Orthodhokse Autoqefale Berat, Lidhja e Intelektualeve Orthodhokse, Lidhja e Gruas Orthodhokse, Lidhja e Rinise Orthodhokse, besimtaret Orthodhokse te Beratit