EmailFacebookKontakt

17 mars – Liturgjia e pare ne Korce

Sado e eger qe ishte diktatura, ajo nuk mundi te largoje besimtaret korçare nga rruga e Zotit tone Iisu Krisht. Orthodhoksit e Korçes festonin me madheshti, megjithese fshehurazi, cdo te kremte. Ne germadhat e kishave te qyteteve dhe te fshatrave ndizeshin qirinj dhe levëzhgat e vezeve te kuqe te Pashkes hidheshin perpara komuniteteve famekeqe.

Orthodhoksia e Korçes ka qene kurdohere gjalle dhe ka nje histori te pasur. Kujtojme per kete “linjen orthodhokse” te Mihal Gramenos qe i solli kishes nje ndihme te madhe, po ashtu edhe Liturgjine e pare ne gjuhen shqipe qe u mbajt ne kishen e Shen Gjergjit te Korçes, etj. Perseri me 1990 ne Korçe u krijua “Shoqata e mbajtesve te kryqit” qe i doli ne krah rinise, qe hengri “shkopinjte” e regjimit komunist sepse vari ne qafe kryqet, dhe nxitoi per hapjen e kishave ne qytet dhe ne fshat.

Me 14 mars te vitit 1991, me perpjekje te medha, u mor Kisha e Shendellise dhe brenda dy diteve e kthyem nga kafere ne kishe. Me 17 mars u zhvillua nje Liturgji madhështore ne kishen e Shendellise, me pjesemarrjen e 5 klerikeve, dy nga Korça: At Kristo Raci dhe At Kosta Kotnani dhe tre te ardhur nga rrethet Vlore, Berat dhe Tirane. Nje Liturgji e tille nuk qe pare qe para 45 vjetëve. Mijera njerez mbushen kishen dhe kodren e Shendellise. Kudo lot gezimi!

Sotir Bambulli