EmailFacebookKontakt

Ungjillor Marku

Ungjillor Marku
(25 prill)

Ishte i biri i Marias, i nje te krishtereje te pasur (Vepr. 12,12). Ne moshen rinore ndoqi ngjarjet e fundit te jetes se Iisuit. Ndofta ne shtepine e tyre u be Darka Mistike dhe ka shume mundesi te ishte ai i “riu” i mbeshtjelle me carcaf, qe per pak u kap ne Gjethsimani, si pasues i Shperblyesit. E kapen ne cast, por ai “duke lene carcafin, u iku atyre i zhveshur” (Mark. 14, 51-52).

Gjithashtu, ne banesen e tyre mblidheshin me pas besimtaret e pare per te bere lutje (Vep. 12,12).

Sipas Letres derguar Kolosianeve (Kol. 4,10) ishte nip i Varnavait (11 qershor) dhe ne misionin e pare apostolik (vitet 47-48), ndoqi pas dajen e vet dhe Apostull Pavlin. Por ne Perge te Pamfilise ai i la dhe u kthye ne Jerusalem (Vep. 13,13). Prandaj ne misionin e dyte apostolik (v.49-52), Apostulli i madh kembenguli qe te mos e merrnin me vete dhe keshtu u ndane. Varnavai se bashku me Joan – Markun (sic ishte emri i tij i plote), lundruan atehere drejt Qipros (Vep. 15,36-40).

Me pas, Marku (qe do te thote i paster ose i larte), paraqitet perseri si bashkepunetor i Apostull Pavlit (Filip. 24), e madje si “ngushellim” i tij (Kol. 4,11) dhe i “vyer per pune” (E Dyta Tim. 4,11).

Lidhet edhe me Apostullin Petro (29 qershor) dhe dergon edhe ai te fala nga Roma per marresit e Letres se Pare te Petros (5,12).

Ungjilli i Markut, qe eshte me i vogli por edhe me i vjetri nga te tjeret, u shkrua ne baze te informacioneve kryesisht te Petros dhe trajton ne menyre te hollesishme Pesimin Hyjnor.

Sipas thenieve te vjetra, Apostull Marku veproi ne Egjipt, Libi, Pentapolis, dhe krijoi Kishen e Aleksandrise, ku qe dhe episkopi i saj i pare. Aty, ne vitin 62 (ose 64), e kapen idhujtaret. E hoqen zvarrë mbi gure, derisa dha frymen, sic e kishte paralajmeruar me pare Zoti ne enderr.

Mbahet si autor i Liturgjise Hyjnore me te lashte, e cila eshte ruajtur.

Duhet thene se “Marku, apostull nder te Shtatedhjetet”, kremtohet edhe me 27 shtator e me 30 tetor. Eshte fjala per Ungjillorin, edhe pse heren e pare quhet episkop i Bybles ne Finike, ndersa heren tjeter episkop i Apolloniades – nuk dihet per cilen nga Apoloniadat ose Apollonite e lashtesise behet fjale. Apolloniade quhej edhe qyteti antik ne Pojan te Fierit.

At Justini

Apostulli Petro dhe Ungjillori Marku. Ikone e Onufrit. Shek. XVI