NGA SHENJTORET E MUAJIT
Oshenarja Elisaveta
(24 prill)
Shkelqeu ne nje periudhe kohore te panjohur. Lindja dhe jeta e saj, e vulosur me shenjterine, eshte parathene nepermjet Zbulesës Hyjnore.
Qe ne vitet e rinise ajo zgjodhi jeten asketike. Trupin e saj e keqtrajtonte pa meshire. Gjithnje e zbathur, me te njejten veshje; vuante nga te ftohtet, trupin nuk e lante; per vite te tera nuk e shijoi vajin; kreshmoi shume dyzetditesha… Dhe frymen e saj e lartesoi: Per tre vjet e kishte mendjen te perqendruar vetem tek Perendia dhe shihte ngazellimin e Qiellit me syte truporë! Pra, ishte e natyrshme qe te fitonte dhunti mrekullibërëse: Me ane te lutjes vrau nje gjarper helmues te frikshem dhe sheronte semundje te ndryshme.
Fjeti si oshenare. Elisavete do te thote: Betimi im eshte Perendia.