EmailFacebookKontakt

Konference e organizates rinore “Bij te Drites”

Qyteti i lashte i Durresit, ky vend ne te cilin kane predikuar Apostujt e shenjte te Krishtit, ishte ai ne te cilin do te zhvillohej Konferenca Paraperitore e Rinise Orthodhokse. “Sepse ashtu si trupi eshte nje, por ka shume gjymtyre dhe te gjitha gjymtyret e te njejtit trup, megjithese jane shume, formojne nje trup te vetem, keshtu eshte dhe Krishti”. (I Kor. 12:12) Kjo ndjenje si pjese te nje trupi dhe dashuria e Perendise mblodhi 40 te rinj nga 14 qytete te Shqiperise. Nisma e marre nga te rinjte e Tiranes me bekimin e Fortlumturise se Tij, Imzot Anastasit, pas dy muajsh pergatitjesh, u be realitet me konferencen e zhvilluar ne mjediset e Seminarit Teologjik “Ngjallja e Krishtit”, nga 29-31 mars. Diten e pare te konferences do ta “hapte” Himni Akathist, qe do t’ia linte vendin kengeve e himneve per Perendine te dirigjuara bukur me zerin e tij nga studenti i seminarit Joan Lena, si dhe prezantimit te pjesemarrjeve te Konferences. Me pas filmi me diapozitive “Nisu drejt Golgothase”, i komentuar nga Miron Cako do t’i conte pjesemarrjet ne nje perjetim te Javes se Madhe.

Lutjet e mengjesit, predikimi i At Lukes dhe kenget i paraprine diskutimeve te konferences. Objektivi i pare ishte njohja e gjendjes aktuale te rinise. Te rinjte sipas qyteteve paraqiten me seriozitet aktivitetin e tyre duke dhene arritjet e dobesite, si dhe problemet qe kishin. Ky diskutim i sherbeu dhe shkembimit te pervojes midis te rinjve.

Nga Nina Gramo u be paraqitja e nje projekt-statuti sipas se cilit do te funksionoje nje lidhje rinore e me pas u kalua ne diskutime me grupe, prej te cilave dolen mendime te vlefshme per pika te ndryshme te tij. Ne pergjithesi u vleresua puna e bere nga grupi hartues i tij.

Koha e lire me shetitjet gjate bregut, lojrat e ndryshme krijuan nje lidhje midis te rinjve.

Nje nga pikat kyce te jetes se krishtere eshte katekizmi i krishtere, perhapja e Lajmit te Mire. Kjo ishte dhe tema e diskutimit me Moter Filothein. U theksua roli i te rinjve ne kete detyre te veshtire, por te rendesishme si dhe u fol per punen qe behej ne rrethe te ndryshme nga te rinj katekiste.

Sherbesa e Mbremesores ia la vendin nje diskutimi mbi kampingun. Nga At Theologu u theksua perfitimi i madh shpirteror nga ky aktivitet, i cili le emocione te pashlyera tek te rinjte. Nje film ne diapozitiva solli aspekte nga kampingu i zhvilluar korrik-gusht ’95 ne Manastirin e Shen Kozmait. Jeta e krishtere ne bashkesi, adhurimi i Perendise, lutjet dhe puna e perbashket, ishin ato qe karakterizuan kete aktivitet.

Objektivi i fundit qe u diskutua ishte hedhja e ideve mbi zhvillimin e nje konference kombetare, qe do thellonte e rigrinte ne nje shkalle me te larte lidhjen e organizmin e te rinjve.

E diela, Dita e Zotit, do t’i conte te rinjte qe ne mengjes ne kishe. Liturgjia Hyjnore me lutjet drejtuar Perendise dhe pjesemarrja ne Misteret e Shenjta shenuan dhe fundin e konferences. Ne syte e te rinjve dukej gezimi dhe optimizmi se ndihma e Perendise si tani dhe ne te ardhmen nuk do te mungonte.

Vangjel Perdhiku