KRISHTI UNGJALLI
NGJALLJA
Nr. 4 (43) Viti V i botimit. PRILL 1996. Cmimi 6 leke.
Gezuar Pashken 1996!
“Mos me prek, sepse nuk jam ngjitur ende tek Ati im; por shko te vellezerit e mi, e thuaju atyre: Po ngjitem tek Ati im dhe Ati juaj, tek Perendia im dhe Perendia juaj. Maria Magdalena shkoi te lajmeronte nxenesit se kishte pare Zotin dhe se i kishte thene keto..”
(Joan. 20: 16-18)
VERTET UNGJALLI
“Dhe ne qenkemi edhe deshmitare te rreme te Perendise, sepse deshmuam per Perendine se Ai e ngjalli Krishtin; te cilin nuk e paska ngjallur, po te jete e vertete se te vdekurit nuk u ngjallkan. Sepse, po te mos ngjallen te vdekurit, as Krishti nuk eshte ngjallur. Dhe nese Krishti nuk eshte ngjallur, besimi juaj eshte i kote; dhe ju jeni ende ne mekatet tuaja. Pra, edhe ata qe kane fjetur ne Krishtin, jane te humbur. Ne pacim shpresuar ne Krishtin vetem ne kete jete, jemi me te mjeret e gjithe njerezve.
Por tani Krishti u ngjall prej se vdekurish, duke u bere frut i pare i atyre qe flene. Sepse, ashtu si vdekja erdhi me ane njeriu, keshtu edhe ngjallja nga te vdekurit erdhi me ane njeriu. Sepse, sikurse te gjithe vdesin ne Adamin, keshtu edhe do te marrin jete te gjithe ne Krishtin; por secili sipas radhes se vet: Krishti, fruti i pare; pastaj ata qe jane te Krishtit, ne ardhjen e tij. Pastaj do te vije fundi, kur t’ia dorezoje mbreterine Perendise dhe Atit; kur te asgjesoje cdo autoritet, cdo pushtet e cdo fuqi. Sepse duhet te mbreteroje ai deri sa te vere te gjithe armiqte nen kembet e tij. Armiku i fundit qe do te asgjesohet eshte vdekja. Sepse ‘i vuri te gjitha nen kembet e tij’; por kur thote se te gjitha ia nenshtron atij, poshte tij, eshte e qarte se pervec Atij qe ia nenshtroi te gjitha. Dhe kur te gjitha t’i nenshtrohen, atehere dhe Biri vete do t’i nenshtrohet Atij qe ia nenshtroi te gjitha, qe Perendia te jete gjithcka ne te gjitha.
Sepse, c’do te bejne ata qe u pagezuan per te vdekurit. Nese te vdekurit nuk u ngjallkan me te vertete, pse, pra, u pagezuan per ta? E pse edhe ne jemi ne rrezik cdo cast. Cdo dite jam perpara vdekjes; po, vellezer, sic eshte e vertete qe mburrem me ju ne Krishtin Iisu, Zotin tone. Nese paskam luftuar vetem per qellime njerezore me bishat ne Efes, c’dobi kam prej kesaj? Ne qofte se te vdekurit nuk u ngjallkan, le te hame e te pime, se neser do te vdesim. Mos u genjeni: Fjalet e keqia prishin zakone te mira.”
Kor. 15, 15-34