Një prift i shenjtëruar, që ishte hirotonisur në moshën 34 vjeç dhe ishte në të 72-at, vazhdonte të punonte gjithnjë në vreshtin e Krishtit, duke harxhuar energjitë e pakta fizike që i kishin mbetur.
Njerëzit e familjes së tij, siç është e natyrshme, e këshillonin të prehej pas një periudhe kaq të gjatë pune intensive. Mirëpo, ai u përgjigjej:
– Nëse do të vrapoja në stadium për të marrë medaljen e fitores, do të dëshironit që të ndaloja papritur dhe të bija përtokë, pak metra para finishit?
“Rruga e detyrës ka për fund përjetësinë e pafundme”.