EmailFacebookKontakt

Mësime të Tërëhinjeriut (Zotit tonë) Iisu Krishtit

Dritë nga Ungjilli

Mësime të Tërëhinjeriut (Zotit tonë) Iisu Krishtit

“Ju keni dëgjuar se është thënë: ‘Duaje të afërmin tënd dhe urreje armikun tënd’.”

“Por unë po ju them: Duajini armiqtë tuaj; bekoni ata që ju mallkojnë; bëjuni mirë atyre që ju urrejnë dhe lutuni për ata që ju ngacmojnë e përndjekin.”

“Që të jeni bij të Atit tuaj që është në qiejt; se Ai e bën diellin e tij të lindë mbi të ligjtë dhe mbi të mirët, dhe shiun të bjerë mbi të drejtët dhe mbi të padrejtët.”

“Në qoftë se do të doni ata që ju duan, çfarë shpërblimi keni? A nuk bëjnë dhe tagrambledhësit të njëjtën gjë?”

“Dhe në qoftë se përshëndetni vetëm vëllezërit tuaj, ç’gjë të veçantë bëni? A nuk bëjnë po ashtu edhe tagrambledhësit?”

“Ju, pra, duhet të bëheni të përsosur, ashtu siç është i përsosur Ati juaj, i cili është në qiejt”.
Matth. 5, 43-48