EmailFacebookKontakt

Përkushtimi i lutjes

Në qoftë se oksigjeni është i domosdoshëm për jetën tonë trupore dhe përgatitjen e saj, lutja është elementi i parë i domosdoshëm për jetën tonë shpirtërore.

Në qoftë se jeta jonë është një ecuri (marshim), lutja është furnizimi në këtë marshim.

Në qoftë se jeta jonë është një shkretëtirë Sahare, lutja është oazi dhe freskia brenda në këtë thatësirë.

Në qoftë se jeta jonë është një oqean, lutja është SOS-i që lëshon shpirti dhe gjen menjëherë përgjigjen.

Në qoftë se njeriu është shpend i qiellit, lutja është fluturimi për lart, hapja ndaj qiellit.

Në qoftë se jeta është një shoqëri, lutja është dialogu i kësaj shoqërie.

Në qoftë se jeta jonë është një luftë, lutja është arma e plotëfuqishme.

Në qoftë se luftëtari shënon ose godet shenjën me sukses, kur është i gjunjëzuar, besimtari shënon shenjën duke u ulur në gjunjë.

Në qoftë se duart e Krishtit janë të shtrira në kryq, presin duart tona që të lartësohen, e të bashkohen me të tijat dhe të bëhet afrimi i madh i shpëtimit tonë.

Këmbët të gjunjëzuara, duart tona të lartësuara, buzët tona të pastra, goja jonë kitarë e Perëndisë.

P.Xh.