EmailFacebookKontakt

Kështu na fal shëndetin

Zbuluesi i penicilinës, doktor Flemingu, u thirr dikur për të vizituar një zonjë të pasur, që rrinte gjithmonë e palëvizshme në një kolltuk, me fiksimin se ishte e paralizuar. Flemingu porositi që t’i sillnin vaj dhe sa ja sollën e derdhi mbi një qylym të çmuar persian, që ishte përpara këmbëve të zonjës së “paralizuar”.

– Ej, çfarë bëtë doktor? – thirri ajo e tronditur. Më shkatërruat qilimin tim që kushton një pasuri të tërë!

Por, duke thënë këto, ishte ngritur në këmbë e shëruar nga vetëhipnotizimi i saj. Njësoj vepron edhe Perëndia me ne. Na merr të mirat materiale, na shkatërron “qylymin e çmuar”, për të na dhënë shëndetin e paçmuar të shpirtit tonë.