EmailFacebookKontakt

Një lugë mjaltë

Dy udhëtarë takuan njëherë në një fshat një plak në moshë shumë të thyer, i cili qëndronte pranë oxhakut të ndezur. Zunë me të muhabet dhe e pyetën:

– Si tu duk jeta o gjysh?

Ai iu përgjigj:

– Si një lugë mjaltë…

Me të vërtetë, jeta ka shumë bukuri. Mjafton që shikimi ynë të mos jetë i drejtuar vazhdimisht përtokë (nga vuajtjet), por të kthehet shpesh drejt lartësive, që të ndriçohet nga drita e qiellit!