Perandori i Bizantit Konstandini VIII kishte ftuar në oborin e tij një murg të shenjtë, të cilin donte ta kishte dhe shenjtori këshilltar për të gjitha çështjet serioze. Por, murgu, me rason e tij gjysëm të grisur dhe sjelljen e tij asketike, përbënte një stonim brenda atij luksi të pallatit perandorak. Obortarët e korruptuar nuk e duronin dot praninë e tij dhe e komentonin me përbuzje.
Kur e kuptoi Perandori, i thirri të gjithë në sallën e fronit dhe u tha:
– Obortarë, porsi juve mund të bëj me dhjetra të tjerë. Por, një njeri si ky vetëm Perëndia mund ta bëjë.