O Zot, me fuqinë tënde do të dëfrehet mbreti; dhe fort do të ngazëllohet për shpëtimin tënd.
Dëshirën e zemrës së tij ia plotësove dhe kërkesën e buzëve të tij nuk e shterrove.
Se me bekime mirësie e arrite, kurorë prej guri të çmuar çuare mbi krye të tij.
Jetë të kërkoi, e i dhe, ditë të gjata në jetë të jetës.
E madhe është lavdia e tij në saje të shpëtimit tënd. Me lavdi e madhështi do ta veshësh atë.
Se bekimin tënd i dhe në jetë të jetëse, me gëzimin e fytyrës tënde atë do ta dëfresh.
Se mbreti tek Zoti shpreson dhe me përdëllimin e të Shumëlartit s’ do të tundet.
Dora jote do t’ i gjejë të gjithë armiqtë e tu; e djathta jote do t’i gjejë ata që të urrejnë.
Se do t’i bësh ata si në një furrë të zjarrtë kur të shfaqesh, o Zot, në zemërimin tënd do t’ i fundosësh, dhe zjarri do t’i përpijë.
Frutin e tyre nga toka do ta zhdukësh dhe farën e tyre nga bijtë e njerëzve.
Se ligësi kurdisën kundër teje; qëllime të këqia menduan, që s’ mundën t’i zbatojnë.
Se ti krahët do t’i bësh të kthejnë, dhe të tjerët në fytyrë do t’ i godasësh.
Lartësohu, o Zot, me fuqinë tënde; do të këndojmë e do të psalim për pushtetin tënd.
Lavdi Atit… Tani … Aliluia.