EmailFacebookKontakt

Të mësojmë lutjet tona: Psalmi XIX

Të dëgjoftë Zoti në ditë të shtrëngimit. Emri i Perëndisë së Jakovit të mbrojtë.

Nga shenjtërorja të dërgoftë ndihmë, dhe nga Sioni të forcoftë.

Gjithë theroret e tua i kujtoftë dhe therorin tënd me djegie të plotë pranoftë.

Zoti të dhëntë atë që zemra jote dëshiron dhe të plotësoftë çdo qëllim.

Për shpëtimin tënd le të ngazëllohemi, dhe lart le t’i ngremë flamujt në emër të Zotit, Perëndisë tonë.

Zoti i përmbushtë gjithë kërkesat e tua. Tashmë e di se Zoti e shpëtoi të mirosurin e vet.

Dhe nga qielli i tij i shenjtë do ta dëgjojë atë dhe do ta shpëtojë me fuqinë e së djathtës së tij.

Disa në qerre mburren, të tjerë në kuaj; dhe ne emrin e Zotit, Perëndisë tonë, do të thërresim.

Ata rrëshqitën e ranë; por ne u ngritëm e qëndruam më këmbë.

O Zot, shpëtoje mbretin, dhe na dëgjo atë ditë që do të të thërresim.