EmailFacebookKontakt

Dritë nga Ungjilli – Porosime të Trupënjeriut, Zotit tonë Iisu Krisht

Porosime të Trupënjeriut, Zotit tonë Iisu Krisht

“Ju keni dëgjuar se qe thënë: “Mos kurvëro”.

“Por unë po ju them se kushdo që shikon një grua për ta dëshiruar, tashmë ka kurvëruar me të në zemrën e tij”.

“Dhe, nëse syri yt i djathtë të shtyn që të biesh në mëkat, nxirre dhe hidhe nga vetja; sepse është më mirë për ty që një nga gjymtyrët e tua të humbasë, dhe të mos shkojë i tërë trupi yt në gjehenë”.

“Dhe, nëse dora jote e djathtë të shtyn që të biesh në mëkat, preje dhe hidhe nga vetja; sepse është më mirë për ty që një nga gjymtyrët e tua të humbasë dhe të mos shkojë i tërë trupi yt në gjehenë”.

“Dhe është thënë: “Cilido që të lërë gruan e tij, t’i japë asaj aktin e ndarjes”.

“Por unë po ju them: Kushdo që të lërë gruan e tij, përveç se për shkak kurvërimi, e bën atë të kurvërojë; dhe cilido që të martohet me atë që është ndarë, kurvëron”.

Matth. 5: 27-32