– Gëzim për lajmin e kthimit të Manastirit të Ardenicës.
Kremtimi filloi me mbrëmësoren në darkën e Krishtlindjes, ku morën pjesë shumë besimtarë, një pjesë prej të cilëve e kaluan gjithë natën në kishë. Liturgjia e Krishtlindjes u celebrua në Kishën e Shën Gjergjit, të cilës në monizëm i ishte ndryshuar destinacioni. Me rimarrjen e saj, nga Kryesia e KOASH u dha një fond për rikonstruksionin tërësor. Besimtarët ndoqën me devocion shërbesat, të cilat u kryen nga At Ilia Prifti dhe dhiakon Llazar Nushi. Me këtë ditë u vu në funksion qendra e zërit, që iu dhurua Kishës së Shën Gjergjit nga një besimtar orthodhoks.
Jehonë të madhe bëri tek besimtarët orthodhoksë premtimi i Presidentit të Republikës për kthimin e pronave të Kishave, sidomos të Manastirit të Ardenicës, i cili është një monument i rëndësishëm për Orthodhoksinë në vendin tonë.
Petraq Dhami