EmailFacebookKontakt

Sinodhi i episkopëve mbi misterin e martesës

Në sesionin e tij të fundit, sinodhi i episkopëve të Kishës Orthodhokse të Finlandës, ka adoptuar një dokument për kuptimin e misterit të martesës. Me këtë akt, episkopët dëshirojnë të tërheqin vëmendjen mbi faktin se një numër i konsiderueshëm orthodhoksësh finlandezë duket se nuk i vënë rëndësi diferencës midis martesës kishtare – jetë e re në Krishtin, e jetuar bashkërisht me hirin e Shpirtit të Shenjtë – dhe bashkëjetesës së lirë.

Episkopët finlandezë nënvizojnë se martesa përbën një “vlerë themelore të jetës së vërtetë kristiane” dhe që ajo ka “efekte pozitive sa për Kishën aq edhe për shoqërinë”.