EmailFacebookKontakt

Në Elbasan vazhdon okupimi i paligjshëm e sakrilegj i Kishës Fjetja e Hyjlindëses

Në Elbasan vazhdon okupimi i paligjshëm e sakrilegj i Kishës Fjetja e Hyjlindëses. I shoqëruar me heshtjen e fajshme të autoriteteve lokale e mbështetjen e personave dhe grupeve që nuk kanë fare të bëjnë me Komunitetin Orthodhoks.

Redaksisë i kanë ardhur mjaft protesta e peticione kundër këtyre veprimeve të shëmtuara, nga besimtarë e shoqata orthodhokse nga e gjithë Shqipëria, si nga gratë orthodhokse të Elbasanit, Shoqata mbarëorthodhokse “Fan Noli”, Korçë, nga Kisha e Shën Gjergjit dhe shqata “Miqtë e Shën Kozmait”, Fier etj.