EmailFacebookKontakt

Hirotoni te reja

Në Liturgjinë Hyjnore që Fortlumturia e Tij Kryepiskopi Anastas kreu të dielën e III të Llukait, 8 tetor në Kishën “Ngjallja e Krishtit” në Korçë hirotonisi në prift Sotiraq Dingën, ndërsa në Liturgjinë Hyjnore të kryer në Kishën Katedrale “Ungjillëzimi i Hyjlindëses” në Tiranë të Dielën e VI të Llukait 22 tetor hirotonisi në prift Sotir Xhaferin. Që të dy kanë mbaruar studimet në Shkollën Teologjike-Heratike “Ngjallja e Krishtit, Durrës.