EmailFacebookKontakt

Lutet ateisti

Një rus, Mitja, i cili ishte ushtar në betejat e frikshme të Stalingradit në 1942-43 rrëfen: Gjermanët na godisnin ashpër. Në një çast pashë një ushtar gjerman që vinte në drejtimin tim dhe menjëherë edhe një tjetër… edhe një tjetër… një togë e tërë. Rrëmbeva mitralozin tim dhe fishekët i lëshoja si breshër. Por papritur mitralozi pushoi. Fishekët më kishin mbaruar! Ushtarët gjermanë më ishin afruar shumë. Drithma më përshkuan trupin nga tmerri. Në frikë e sipër, pa e kuptuar thërrita: “Perëndia im, ndihmomë!…” dhe vrapoja, për të arritur në transhe. Sa më shumë që vrapoja, aq më shumë lutesha. Pas pak çastesh isha jashtë rreziku dhe po pyesja veten: Unë, komunist, anëtar i Komsomolit, udhëheqës i ateistëve luftarakë iu luta Perëndisë?! Po, në rrezik edhe ateistët luten!